“Shkollat e Tetovës kanë nevojë për më shumë defektologë dhe psikologë” - Bota Sot
“Shkollat e Tetovës kanë nevojë për më shumë defektologë dhe psikologë”

Tetova

“Shkollat e Tetovës kanë nevojë për më shumë defektologë dhe psikologë”

Më: 2 prill 2019 Në ora: 16:16
Autizmi

“Defektologët dhe psikologët që janë kyçur në punë me fëmijët me nevoja të veçanta, duhet që përmes projekteve të bëhen pjesë e shkollave në Tetovë, si të punësuar të përhershëm”.

Ky është një nga qëllimet e vetëqeverisjes lokale me ndihmë të Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, pasi sipas praktikave është dëshmuar se ka efekt të madh tek fëmijët, sidomos tek ata me autizëm.

“Përmes projektit të Komunës së Tetovës dhe programit të UNDP-së për zhvillim pranë Kombeve të Bashkuara tre vite punojmë pilot projekt dhe raportet flasin se efekti është i madh. Do të insistojmë që të zyrtarizohet puna e këtyre 20 psikologëve dhe defektologëve dhe të jenë pjesë e katër shkollave si të punësuar, ndërsa ne përmes projektit të përfshijmë shkolla tjera”, deklaroi kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Ajo theksoi se motoja e këtij projekti nga ky vit është “Ta bëjmë autizmin të flasë, të ketë zë të vetin”.

“Synimi i të gjitha shkollave është që të kenë zhvillim inkluziv fëmijëror. Duhet të paralajmëroj mbështetje serioze ndërkombëtare për fillim të Qendrës për trajtim të fëmijëve me autizëm. Trajtimi i fëmijëve me autizëm të moshës më të vogël gjithnjë e më shumë jep mundësi për trajtim më efikas të gjendjes”, tha Arifi.

Me rastin e 2 prillit – Ditës botërore kushtuar informimit dhe aktivizimit për autizëm, kryetarja e Tetovës i vizitoi shkollat “Naim Frashëri” dhe “Vëllezërit Migjeni” ku janë angazhuar një pjesë e defektologëve dhe psikologëve. Në projekt janë përfshirë edhe shkollat “Rexhep Voka” në Shipkovicë dhe “Istigball” në Tetovë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...