Sonte në Tetovë do të mbahet ekspozita “Tetova Street Photo” - Bota Sot
Sonte në Tetovë do të mbahet ekspozita “Tetova Street Photo”

Tetova

Sonte në Tetovë do të mbahet ekspozita “Tetova Street Photo”

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 17:40
Ilustrim

Sonte në Hapësirën Socio-Kulturore “Tetova” në Tetovë do të mbahet ekspozita me fotografi #TetovaStreetPhoto, me të cilën edhe përmbyllet fushata online e cila u zhvillua gjatë muajit maj, transmeton Portalb.mk.

“Këtë të premte hapim ndodhinë e parë të qershorit, ku do të kemi Ekspozitën e Fotografive të marra nga kampanja online që e mbajtëm gjatë muajit maj në temën e #TetovaStreetPhoto. Fotografitë e përzgjedhura do të shfaqen të shtypura në hapësirat tona”, thonë nga Hapësira Socio-Kulturore “Tetova”.

Përveç ekspozitës sonte një mysafire nga Islanda, Guðrún Mobus Bernharðs, do të performoj në kombinim audio-vizuel me tema autentike islandeze.

“Në vazhdim do të kemi mysafiren nga Islanda e cila do të performoj në kombinim audio-vizuel me tema autentike islandeze. Ajo është jo vetëm krijuese, por gjithashtu edhe aktiviste sociale, e cila mundohet që nëpërmjet mediumeve artistike të jep mesazhin e saj”, thonë nga Hapësira Socio-Kulturore “Tetova”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...