Tetovë, 99 aksidente vetëm gjatë muajit korrik

Tetova

Tetovë, 99 aksidente vetëm gjatë muajit korrik

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 18:36
Ilustrim

Në muajin korrik në rajonin e Tetovës kanë ndodhur gjithsej 99 aksidente trafiku, prej të cilave 70 në vendbanime dhe 29 në rrugë të hapura. Gjithashtu zyrtarët policorë në rajonin e Tetovës në muajin korrik kanë zbuluar dhe sanksionuar 1896 shkelje.

Në aksidentin e fundit që është regjistruar në Tetovë, një grua 43-vjeçare nga fshati Strellci i Kërçovës, është goditur nga një makinë në rrugën “Radovan Coniq”, e cila për shkak të lëndimeve është mbajtur për kurim në Spitalin Klinik të Tetovës.

Gjatë muajit të kaluar, në rajonin më të gjerë të Tetovës janë regjistruar 17 këmbësorë që kanë pësuar nga aksidentet, prej të cilëve 5 kanë qenë në gjendje më të rëndë, ndërsa 12 me lëndime më të lehta.

Ndërsa gjatë muajit gusht, deri sot janë lënduar dy këmbësorë.

Numri më i madh i aksidenteve kanë ndodhur në rrugët e Tetovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat