Një këmbësor goditet nga vetura në Tetovë, shoferi ikën nga vendi i ngjarjes

Tetova

Një këmbësor goditet nga vetura në Tetovë, shoferi ikën nga vendi i ngjarjes

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 13:17
Ilustrim

Nga SPB Tetovë informojnë se dje është paraqitur se një person është goditur nga një veturë, ku pastaj shoferi ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Më 16.08.2019 në orën 08:00, është paraqitur se në Tetovë, në kryqëzimin nga sheshi “Video Smilevski Bato” dhe rrugës “Braça Miladinovci” një veturë e panjohur ka goditur këmbësorin V.I. (24) nga Tetova, me çka pastaj ka ikur nga vendi i ngjarjes. Në aksident lëndime të rënda ka marrë këmbësori i cili është dërguar në Qendrën Klinike në Tetovë ku iu është dhënë ndihma e parë.

Në vendin e ngjarjes është bërë ekspertizë nga ekipet e SPB Tetovë”, njoftojnë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat