SPB Tetovë me aksion kontrollues ndaj motoçiklistëve

Tetova

SPB Tetovë me aksion kontrollues ndaj motoçiklistëve

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 15:43
SPB Tetovë

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë informon se gjatë ditës së djeshme (21 gusht) në rajonin e Pollogit ka realizuar aksion kontrollues për motoçikleta, në të cilën gjithsej janë zbuluar 67 shkelje, 38 në Tetovë dhe 29 në Gostivar.

Siç njoftojnë nga SPB Tetovë, numri më i madh i shkeljeve kanë të bëjnë me mospërdorimin e helmetës mbrojtëse (12 në Tetovë dhe 5 në Gostivar, dhe drejtimi pa patentë shoferi (9 në Tetovë dhe 7 në Gostivar) si dhe shkeljet tjera të llojeve të ndryshme.

Për shkak të shkeljeve të konstatuara nga trafiku janë shkyçur 17-vozitës, kurse janë përgatitur 45 fletëpagesa për kundërvajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat