MPB me detaje për sekuestrimin e drogës në Tetovë - Bota Sot
MPB me detaje për sekuestrimin e drogës në Tetovë

Tetova

MPB me detaje për sekuestrimin e drogës në Tetovë

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 00:10
Foto ilustrim

Policia e Tetovës sot arrestoi dy persona nga Dibra për shkak të posedimit 20 kilogramë marihuanë.

“Sot pasdite, rreth orës 17:00 në rrugën ‘Ilindenska’ në Tetovë, zyrtarët policorë kanë ndaluar automjetin ‘Mercedes’ me tabela të Shkupit ku kanë qenë dy persona. Automjetin e ka drejtuar 21 vjeçari, ndërsa si bashkudhëtar ka qenë një 27 vjeçar edhe ky nga Dibra. Gjatë kontrollit janë gjetur 20 kilogramë marihuanë”, tha Marjan Josifovski.

Ai tha se personat janë privuar nga liria dhe se do të mbahen në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme.

Automjeti është marrë për eskpertizë ndërsa aktivitet në terren ende vazhdojnë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...