Dehari nuk pranon ofertën për postin e ministrit për Investime të Huaja

Tetova

Dehari nuk pranon ofertën për postin e ministrit për Investime të Huaja

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 20:46
Ibrahin Dehari

Ibrahin Dehari, që ditë më parë u propozua për ministër për Investime të Huaja nuk ka pranuar ofertën e partisë së tij.

Sipas Alsat M në degën e Tetovës, Dehari ka refuzuar këtë post, nën arsyetimin se kjo është një ministri sa për t’i plotësuar apetitet politike dhe se nuk do të sjellë asnjë të mirë për shoqërinë.

Po sipas Alsat M, kundër këtij vendimi ka qenë edhe dega e BDI-së në Tetovë, e cila shprehet se ndihet e anashkaluar pasi nuk kanë asnjë ministri në qeverinë aktuale të udhëhequr nga Zoran Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat