Tetovë, policia gjatë muajit të kaluar ka shqiptuar rreth 1500 gjoba në komunikacion

Tetova

Tetovë, policia gjatë muajit të kaluar ka shqiptuar rreth 1500 gjoba në komunikacion

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 21:24
Ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë informon se gjatë muajit të kaluar (gusht) pjesëtarët e policisë, në rajonin më të gjerë të Tetovës kanë zbuluar dhe në mënyrë adekuate janë sanksionuar sipas ligjit 1491 shkelje, kurse gjithsej kanë kontrolluar 4235 pjesëmarrës në trafik.

“Duke përdorur dispozitat e Ligjit për siguri në komunikacion dhe rrugë dhe Ligjit për automjete, për shkak të konstatimit të llojeve të ndryshme të shkeljeve, nga trafiku janë shkyçur 81 automjete. Numri më i madh i veturave të shkyçura (59) kanë qenë me regjistrim të skaduar deri dhe mbi 30 ditë, ndërsa tek 22 automjete janë konstatuar parregullsi teknike, ku në të shumtën e rasteve kemi parregullsi në pajisjet e ndalimit (frenat) dhe pajisje të pakompletuara”, thonë nga SPB Tetovë.

Ata shtojnë se gjatë kësaj periudhe, nga trafiku janë shkyçur 26 vozitës, prej të cilëve 139 kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, 7 vozitës kanë drejtuar me kategori të papërshtatshme për llojin e automjetit, 10 vozitës kanë drejtuar gjatë periudhës masës mbrojtëse “ndalesë” 55 vozitës-fillestarë dhe 49 vozitës të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit.

“Shkeljet që u zbuluan gjatë muajit të kaluar në trafik, janë rrumbullakësuar me 700 fletëpagesa të detyrueshme për kundërvajtje dhe 594 fletëpagesa për kundërvajtje, ndërsa gjatë kësaj periudhe gjithashtu përkohësisht janë konfiskuar 81 patentë shoferi dhe 89 leje qarkullimi (libreza)”, thonë nga SPB Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat