Incident në Klinikë, pacienti rrah një mjek

Tetova

Incident në Klinikë, pacienti rrah një mjek

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 15:43
Foto ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar se, një mjek në Tetovë sot është rrahur nga pacienti i tij.

Mjeku i lënduar gjendet për mjekim, ndërkaq gjendja e tij shëndetësore është stabile.

“Po, një mjek është rrahur. Për fat të mirë nuk ka lëndime serioze, është në gjendje stabile. Në Klinikën për Neurokirurgji do ta mbajnë kolegët për observim. Jam dëgjuar edhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme, megjithatë nuk e di saktë çfarë ka ndodhur. Gjatë ditës do të dalim me informacione”, tha Filipçe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat