Tetovë, miratohet sërish nevoja për themelimin e Ndërmarrjes së Transportit Publik

Tetova

Tetovë, miratohet sërish nevoja për themelimin e Ndërmarrjes së Transportit Publik

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 20:31
Foto

Komuna e Tetovës ka miratuar nevojën për themelimin e ndërmarrjes së Transportit Publik. Kjo është hera e dytë që këshilltarët e kësaj komune votojnë për formimin e kësaj ndërmarrje e cila po premtohet vite me radhë, megjithatë nuk ka afate të parapara se kur pritet pesë autobusët urban të jenë në qarkullim. Furnizimi i autobusëve mundësohet nga projekti i fituar prej 72 milion denarësh.

“Pas miratimit të këtyre akteve duhet të presim në afat prej tetë ditësh që të verifikohen në fletoren zyrtare të Komunës dhe të marrin plotfuqishmëri juridike dhe menjëherë ne do t’i adresojmë deri te regjistri qendror, ndërsa sa i takon furnizimit me autobusë ky është projekt të cilin komuna e Tetovës e ka fituar nga programi MS IP2 në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe Ministrinë e Financave – u shpreh Fejsal Beadini, Drejtor i Ndërmarrjes publike “Tetova Transport”.

Këshilltarët e Lëvizjes Besa në Komunën e Tetovës kërkojnë përgjegjësi si dhe siguri se kësaj radhe projekti nuk do te dështojë por i njëjti do të gjejë realizim.

“Kjo ndërmarrje është themeluar edhe në vitin 2014 edhe në vitin 2016 ka themeluar këshill, ka themeluar organe por nuk funksionon dhe tash në vitin 2019 përsëri themelohet në letër por në realitet kemi mungesën e autobusëve të cilët i nevojiten qytetit – tha Besar Durmishi, Këshilltar i Lëvizjes Besa në Komunën e Tetovës.

Themelimi i ndërmarrjes për herë të parë në vitin 2014 kishte dështuar pasi Komuna nuk i kishte dorëzuar procedurat në afatin e paraparë për regjistrim, që si pasojë e njëjta nuk i kishte plotësuar kushtet për të vazhduar më tutje me realizimin e projektit. Për momentin draft projekti është dërguar në ministrinë e Financave dhe pritet për konfirmim që procedura të vazhdojë më tutje. Nuk dihet se persona do të punësohen në këtë ndërmarrje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat