Biblioteka e Tetovës me libra pa pagesë promovon leximin - Bota Sot
Biblioteka e Tetovës me libra pa pagesë promovon leximin

Tetova

Biblioteka e Tetovës me libra pa pagesë promovon leximin

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 13:16
Foto

Libraria e Qytetit të Tetovës “Koço Racin” sot në kuadër të projektit “Njiheni me bibliotekën” ka shpërndarë libra për të interesuarit të cilët kalonin përreth objektit. Pjesë e aksionit është edhe regjistrimi pa pagesë i anëtarëve të rinj në bibliotekë.

“Çdo vit kemi bërë aktivitete promovuese rreth leximit, dhe duam që ta bëjmë traditë sepse ka nevojë për promovim të leximit të libraveve. Kemi vendosur që të jemi jashtë në kontakt të drejtpërdrejt me kalimtarët. Kështu fëmijët do të mund të njihen me bibliotekën, ndërsa do tu tregojmë se ka shumë libra dhe ka se çka të lexohet”, deklaroi Njomza Ismaili Imeri nga biblioteka.

Mesazhi kryesor të vendosur në të gjithë librat ishte “Më merr, më lexo”. U shpërndanë edhe materiale të tjera promovuese si fletore, lapsa dhe të ngjashme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat