Arrestohet një person, dyshohet për zjarrvënie në Kodrën e Diellit

Tetova

Arrestohet një person, dyshohet për zjarrvënie në Kodrën e Diellit

Më: 28 tetor 2019 Në ora: 15:06
Foto ilustruese

Policia e Tetovës ka privuar nga liria një 44-vjeçar i cili gjatë përgatitjes për të bërë skarë në Kodër të Diellit, ka ndezur një zjarr i cili është përhapur dhe është djegur një sipërfaqe e madhe.

Sipas informacioneve fillestare nga policia e Tetovës, personi i dyshuar do të përballet me kallëzim penal për shkak të rrezikut të përgjithshëm që nënkupton përgjegjësi penale.

“Të dielën në orën 13:15 minuta te vendi i quajtur “Golgotë”, në atarin e fshatit Lisec të Tetovës, nëpunësit policorë nga Sektori Policor Kodër të Diellit e kanë privuar nga liria F.N (44) nga Tetova. Rreth orës 12:00 në vendin e lartpërmendur, në fushë, pronësi e tij gjatë përgatitjes për të bërë skarë, F.N ka ndezur zjarr i cili është përhapur ku është djegur një sipërfaqe e madhe e barit të thatë”, thonë nga SPB Tetovë.

Ndryshe, pardje në dy vende ka pasur zjarr në sipërfaqe me bar të thatë në afërsi të Kodrës së Diellit. Atje kanë intervenuar edhe zjarrfikësit e Tetovës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat