SPB-Tetovë: Denonconi ata që shkarkojnë qen nëpër rrugë

Tetova

SPB-Tetovë: Denonconi ata që shkarkojnë qen nëpër rrugë

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 18:31

Sot Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë ju bëri apel qytetarëve të Tetovës dhe Gostivari që nëse vërejnë persona të cilët me  automjete shkarkojnë qen në Gostivar, Tetovë apo vende tjera të paraqiten në numrin 192 apo të denoncojnë rastet e këtilla.

“Personat që lënë qentë në rrugë apo vende tjera publike do të dënohen, përkatësisht do të ketë aktpadi kundër tyre. SPB Tetovë në  koordinim me vetëqeverisjen lokale të Tetovës ndërmerr masa për tejkalimin e këtij fenomeni, me qëllim që qytetarët pa pengesë dhe në  mënyrë të sigurt të lëvizin”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

Gjatë ditës së djeshme, qytetarë të Tetovës përmes fotografive në rrjetet sociale alarmuan se ka grupe prej 20 qensh që lëvizin nëpër  qytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat