Tetova dhe Manastiri me ajrin më të papastër

Tetova

Tetova dhe Manastiri me ajrin më të papastër

Më: 17 dhjetor 2019 Në ora: 09:33
Foto ilustrim

Maqedonia përsëri thithën ajër të papastër, ndërsa si qytete me ajër më të ndotur gjatë këtij mëngjesi janë Tetova me 183 PM dhe Manastiri me 180 PM.

Stacionet matëse tregojnë se sot në mëngjes krahas Manastiri 2 dhe Tetovës, si qytete me ajër më të ndotur janë Strumica, Milladinovci si dhe Rektoriati dhe Gazi Baba në Shkup.

Gjatë ditës së djeshme Kumanova ishte me ajrin më të ndotur ndërsa stacioni matës kapi 640 PM ndotjen e ajrit.

Problemi i ndotjes së ajrit është problem i kamotshëm i Maqedonisë ndërsa Shkupi disa herë është radhitur si një ndër qytetet më të ndotura në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat