Një banor i Bogovinës me pistoletë ka kërcënuar infermieren në Tetovë

Tetova

Një banor i Bogovinës me pistoletë ka kërcënuar infermieren në Tetovë

Më: 5 shkurt 2020 Në ora: 19:55
Foto ilustrim

Personi me inicialet F.SH (24) dje me pistoletë ka kërcënuar infermieren në spitalin e Tetovës.

Djali nga Bogovina dhe i ati i tij A.SH janë privuar nga liria për shkak se, 24 vjeçari me pistoletë ka kërcënuar infermieren.

Ngjarja ka ndodhur në Repartin gjinekologjik ku infermierja ka kryer pagesën për shërbimet mjekësore që më herë i kë shfrytëzuar bashkëshortja e tij.

Personit F.Sh i është marrë pistoleta ndërsa ndaj ti do të ngritet aktakuzë.

Vitin e kaluar kishte disa sulme ndaj mjekëve dhe personelit mjekësor në Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat