Tetova u zgjua me një rast të rëndë - Bota Sot
Tetova u zgjua me një rast të rëndë

Tetova

Tetova u zgjua me një rast të rëndë

Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 12:55
Foto Ilustrim

Sot rreth orës 08 e 20 minuta, në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë, është denoncuar se në afërsi të Stacionit të Autobusave në Tetovë, gjendet një trup i pa jetë i një personi mashkull.

“Menjëherë janë dërguar pjestarë të policisë në vendin ku u raportua rasti, me ç’rast është konfirmuar denoncimi, kështu që është kryer inspektim me pjesëmarje të prokurorit publik dhe gjatë inspektimit është konstatuar se bëhet fjalë për 69-vjeçarin K.S. nga Tetova”, njofto SPB Tetovë.

Nga policia e Tetovës njoftojnë se në trupin e tij të pa jetë, nuk janë vërejtur shenja dhune dhe në koordinim me prokurorin publik dhe mjekun ligjorë, do të vendoset për tu kryer autopsi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat