Universiteti i Tetovës e shënoi 25 – vjetorin e ligjëratave të para 

Tetova

Universiteti i Tetovës e shënoi 25 – vjetorin e ligjëratave të para 

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 20:48
Universiteti i Tetovës

Në përkujtim të kësaj date historike për Universitetin dhe shqiptarët e këtyre trevave, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, i shoqëruar nga stafi akademik dhe studentët, bënë homazhe te busti i dëshmorit të arsimit shqip, Abdylselam Eminit, ku u përkujtua vepra e tij dhe sakrifica e popullatës shqiptare për këtë universitet në gjuhën shqipe.

Më pas, homazhe u bënë edhe te varri i themeluesit, Rektorit të parë dhe historik të UT-së, Prof. Dr. Fadil Sulejmanit, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për jetën dhe veprën e tij, si dhe kontributin e dhënë në avancimin e arsimit shqip në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat