Aleanca për Shqiptarët – Tetovë përzgjedh kandidatët për deputetë në njësinë zgjedhore numër gjashtë

Tetova

Aleanca për Shqiptarët – Tetovë përzgjedh kandidatët për deputetë në njësinë zgjedhore numër gjashtë

Më: 9 mars 2020 Në ora: 22:30
Foto ilustrim

Dega e Aleancës për Shqiptarët Tetovë sonte përzgjodhi shtatë anëtarët të cilët janë kandidatë potencial për deptuetë në njësinë zgjedhore numër gjashtë.

“Sonte në Tetovë u mbajt kuvendi i degës së Aleancës për Shqiptarët ku u propozuan emrat për kandidat për deputet në zgjedhjet e 12 prillit”, shprehen nga ASH.

Kandidatët nga dega e Tetovës, sipas njoftimit të ASH-së, janë Vullnet Ferati, Arta Toçi, Flakron Bexheti, Altrim Mamuti, Adnan Neziri, Afije Jonuzi dhe Donika Bakiu.

Në kuvendin e degës mori pjesë edhe kryetari i ASH-së, Ziadin Sela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat