Petrovska: Në Tetovë janë arrestuar tre persona

Tetova

Petrovska: Në Tetovë janë arrestuar tre persona

Më: 27 mars 2020 Në ora: 09:22
Ilustrim

Zv. ministrja e MPB-së, Slavjanka Petrovska ka publikuar se për dy orë pas fillimi të orës policore, mbrëmë në Tetovë janë arrestuar tre persona të cilët nuk kanë respektuar orarin e lëvizjes. Ajo i vizitoi pikat nëpër qytet dhe theksoi se policia vepron në interes të qytetarëve.

“Jam në vizitë të pikave kryesore të territorit të SPB Tetovë. Bisedova me njësitë e MPB-së të cilët janë të vendosur në pikat Monopol, Shkolla e Medicinës dhe Bogovinjë. Deri në këtë moment janë arrestuar tre persona të cilët nuk kanë respektuar ndalimin e lëvizjes, ndërsa gjithsej 40 vetura janë kontrollua. Policia vepron në interes të qytetarëve dhe angazhohet për të mirën e të gjithëve”, tha Petrovska.

Policia nga stacioni i policor i Gostivarit në tre orët e para të orës policore ka kontrolluar 29 automjete, gjegjësisht 31 persona të legjitimuar.

Ora policore fillon në orën 21:00 dhe vazhdon deri ora 05:00 të mëngjesit./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat