Tetova me rrethinë, sot është evidentuar 1 rast i ri me virusin korona

Tetova

Tetova me rrethinë, sot është evidentuar 1 rast i ri me virusin korona

Më: 9 prill 2020 Në ora: 15:06
Foto Ilustrim

Numri i të infektuarve në Tetovë me rrethinë arrin në 30, në 24 orët e fundit vetëm 1 person është evidentuar pozitiv me virusin korona, i njëjti është nga Komuna e Bërvenicës. Nga ana tjetër, numri i personave të testuar vazhdon të ngelet i panjohur për opinionin.

Andaj dy ditët e fundit pati 0 raste të reja me virusin korona kurse sot është evidentuar 1 person pozitiv ndaj këtij virusi, me këtë, mund të thuhet se numrat e persona bartës të këtij virusi janë në ulje në këtë komunë.

Me këtë, numri i të infektuarve sipas komunave të këtij rajoni është si vijon:

17 në Komunën e Tetovës (2 kanë ndërruar jetë)
5 në Komunën e Tearcës
5 në Komunën e Bërvenicës (1 ka ndërruar jetë)
2 në Komunën e Bogovinës (prej të cilëve 1 person ka ndërruar jetë)
1 në Komunën e Zhelinës

Ndërsa numri i përgjithshëm i personave të cilët gjenden në karantinë shtetërore në rajonin e Pollogut është 428 persona, edhe atë 208 në Tetovë kurse 220 në Gostivar, kurse me deklaratë të nënshkruar për vetë-izolim gjenden 20 persona edhe atë 12 në Tetovë kurse 8 në Gostivar. Përveç këtyre, janë të regjistruar edhe 207 persona, në Tetovë 160 kurse në Gostivar 47 me vendim për kontroll dhe mbikëqyrje nga Inspektorati Shtetëror Sanitar.

Në hotelet e Kodrës së Diellit që shërbejnë si kapacitete për karantinë shtetërore, respektivisht në hotelet Arena Teteks, Kodra e e Diellit dhe Slavija janë të vendosur gjithsej 210 persona. Këto kapacitete posedojnë edhe me ekipe kujdestare mjekësore nga Spitali Klinik i Tetovës për të vëzhguar gjendjen e personave të karantinuar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat