Tetovë, zjarrfikësit dezinfektojnë rrugët - Bota Sot
Tetovë, zjarrfikësit dezinfektojnë rrugët

Tetova

Tetovë, zjarrfikësit dezinfektojnë rrugët

Më: 12 prill 2020 Në ora: 23:59
Foto ilustrim

Vetëm tre qytetarë në Tetovë nuk e kanë respektuar masën e qeverisë për orën policore gjatë fundjavës, deklarojnë nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë. Në Gostivar, qytet i cili mbulohet poashtu nga SPB – Tetovë, masën e qeverisë  nuk e kanë respektuar 15 persona, dy nga të cilët janë adoleshent nga Shkupi që kanë qenë në Mavrovë. Në Tetovë në fundjavë punojnë  afër 20 shitore të cilat dërgojnë ushqime nëpër shtëpi, nga ku më së shumti qytetarët  kanë kërkuar më shumë produktet kryesore, vaj, kripë, miell dhe lëngje.

“Ka interesim nga qytetarët, nuk është ndonjë fluks I madh por ka interesim. Në përgjithësi janë produkte kryesore për në shtëpi, dhe lëngje”, tha Kamber Xheladini nga Alda market.

Ndërsa zjarrfikësit e Tetovës nga fillimi i pandemisë janë duke dezinfektuar të gjitha rrugët në qytetin e Tetovës me Natrium hipoklorik. Kryeshefi i zjarrfikësve, Uka Aliti,  thotë se  ky aksion do të vazhdojë  edhe ditëve në vijim.

“Kemi bërë dezinfektimin dhe deratizimin e kapakëve të pusetave dhe kanalizimit, si dhe kemi bërë dezinfektimin e shumë objekteve si dhe rrugëve dhe rrugicave të qytetit të Tetovës, si dhe rrugëve të fshatrave të malësisë së Sharrit”, Uka Aliti – kryeshef i zjarrfikësve në Tetovë.

Në karantinë shtetërore në qytetin e Tetovës  janë 293 presona të cilët gjendet në hotelet në Kodrën e Diellit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat