SPB-Tetovë: 11 persona e kanë shkelur orën policore - Bota Sot
SPB-Tetovë: 11 persona e kanë shkelur orën policore

Tetova

SPB-Tetovë: 11 persona e kanë shkelur orën policore

Më: 20 prill 2020 Në ora: 14:07
Foto Ilustrim

Gjatë 24 orëve të kaluara nga ora 7 e mëngjesit më 19 prill deri në të njëjtën kohë të ditës së sotme, 11 persona e kanë shkelur orën policore në rajonin e Tetovës, sipas SPB Tetovë. Nga 11 personat, tre janë të mitur dhe dy janë shtetas të Republikës së Shqipërisë.

“Dy shtetasit e huaj të moshës 25 dhe 26 vjeç u zbuluan në rrugën “Ivo Ribar Lola” të dielën rreth orës 13:00. Përveç nenit 206 të Kodit Penal, të dy do të marrin edhe kallëzim për qëndrim të paparaqitur në rajon. Të gjithë 11 personat do të marrin kallëzim për “mosveprim në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë një epidemie”, tha Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB-së Tetovë.

Në rajon nuk ka njerëz të rinj që duhet të jenë nën izolimin shtëpiak me vendim të Inspektoratit shtetëror dhe sanitar të shëndetit. Tre persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat