Komuna e Tetovës merr donacion 30 mijë maska mbrojtëse - Bota Sot
Komuna e Tetovës merr donacion 30 mijë maska mbrojtëse

Tetova

Komuna e Tetovës merr donacion 30 mijë maska mbrojtëse

Më: 27 prill 2020 Në ora: 15:51
Komuna e Tetovës

Tridhjetë mijë maska mbrojtëse ka marrë Komuna e Tetovës nga institucionet qeveritare për të cilat nga Shtabi i Krizës theksuan se do të shpërndahen nëpër shtëpitë e qytetarëve.

“Republika e Maqedonisë së Veriut iu ka përgjigjur pozitivisht kërkesës së Shtabit të Komunës së Tetovës dhe kemi marrë donacion 30.000 maska mbrojtëse të cilat do të shpërndahen nëpër shtëpitë e qytetarëve dhe një pjesë do të shpërndahen deri tek punëtorët e NKP Tetovë dhe Njësive të Zjarrfikësve të cilët çdoditë bëjnë dezinfektim dhe mirëmbajnë higjienën në Komunën e Tetovës”, thonë nga Shtabi i Krizës.

Sipas Shtabit të Krizës në rajonin e Tetovës 74 persona janë të infektuar me coronavirus.

“Theksojë faktin se në Komunën e Tetovës janë identifikuar pesë burimet ose klaster të infektimit të mundshëm me Covid-19, prandaj shumë është e rëndësishme që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë masat dhe rekomandimet të organeve shëndetësore”, thonë nga Shtabi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat