Tetovë: Pesë persona kanë lëvizur pa leje gjatë orës policore, përfundojnë në stacion policor

Tetova

Tetovë: Pesë persona kanë lëvizur pa leje gjatë orës policore, përfundojnë në stacion policor

Më: 28 prill 2020 Në ora: 13:50
Foto Ilustrim

Pesë persona të rinj në rajonin e Tetovës janë evidentuar se pa leje adekuate kanë lëvizur gjatë orës policore në periudhën e djeshme prej orës 7 deri në mëngjes të të njëjtës kohë. Të pestët janë dërguar në stacionet policore.

“Kundër tyre do të pasojnë parashtresat e duhura për ‘mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë’ në përputhje me nenin 206 të Kodit Penal”, informoi sot SPB Tetovë.

Gjithashtu, sipas të dhënave statistikore të SPB Tetovë, në 24 orët e kaluara, 18 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 25 kanë nënshkruar deklarata për vetizolim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat