SPB Tetovë paralajmëron qytetarët për festën e “1 Majit”

Tetova

SPB Tetovë paralajmëron qytetarët për festën e “1 Majit”

Më: 29 prill 2020 Në ora: 13:16
Foto ilustrim

Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë i ka paralajmëruar qytetarët e Tetovës që për festën e “1 Majit” do t’i ashpërsojë kontrollet, për parandaluar shkeljet e masave qeveritare për mbrojtje nga virusi Covid-19.

Nga SPB Tetovë kanë apeluar që në hapësira publike të mos grumbullohen më shumë se dy persona, të mbahet distanca dhe të mbajnë pajisje mbrojtëse.

“Në kuadër të festës së vazhduar, fundjavës së “1 Majit”, Sektori për punë të brendshme Tetovë apelon deri te qytetarët të cilët ditëve në vijim planifikojnë të dalin në natyrë, t’i respektojnë masat qeveritare dhe rekomandimet nga autoritetet shëndetësore, të mos grumbullohen në një vend më shumë se dy persona, të kenë kujdes në distancën dhe detyrueshëm të mbajnë pajisje mbrojtëse”, njoftojnë nga SPB Tetovë.

Ata kanë kërkuar gjithashtu që qytetarët të mos ndezin zjarr në natyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat