Tetovë, kafenetë dhe restorantet presin dritë jeshile nga qeveria për të filluar me punë

Tetova

Tetovë, kafenetë dhe restorantet presin dritë jeshile nga qeveria për të filluar me punë

Më: 9 maj 2020 Në ora: 21:14
Foto ilustrim

Restorantet dhe kafenetë në Tetovë kanë filluar në mënyrë intensive përgatitjet për hapjen e tyre. Shumica e lokaleve, adaptojnë teracat për largësinë e nevojshme, por edhe tavolinat që pas hapjes, do jenë më pak në numër në mënyrë që të respektohet distanca.

“Po avash avash kemi filluar me pastrimin, me dezinfektimin … Pra gjërat bazë kemi filluar t`i bëjmë t`i pastrojmë, tjetra mbetet të shohim nga rekomandimet e shëndetësisë, a do ia nisim apo jo”.

“Dezinfektimin e kemi bë, i kemi bë edhe përgatitjet, pra presim lajm nga Qeveria, për hapjen ose mos hapjen e lokaleve”.

Ndërsa mungojnë ende njoftimet zyrtare nga ana e institucioneve, pronarët e lokaleve thonë se kanë filluar përgatitjet ti bëjnë në bazë të asaj që e dëgjojnë në lajme.

“Por informacionin duhet ta jep Qeveria apo ministria, të dalin me prononcime konkrete dhe atëherë do e shohim nëse do vazhdojmë punën apo do rrimë edhe një kohë të mbyllur. Pengesa është e madhe sepse ne dy muaj jemi mbyllur dhe besoj nëse vazhdohet më tej me këto masa, ne do e kemi shumë problem mbijetesën”.

“Momentalisht nuk kemi aspak informata zyrtare, gjithçka bazohet në muhabete të çarshisë, siç janë ndarjet, distanca më e madhe më e vogël, por presim rekomandime konkrete” .

Banorët e Tetovës thonë se Qeveria sa më shpejti duhet të fillojë lehtësimin e masave dhe kthimin e jetës në normalitet.

“Mendoj se ka ardhur koha më të hiqet ora policore, dhe gradualisht njerëzit ti kthehen jetës normale të fillojnë të dalin, sepse kohëzgjatja e masave të mara nga Qeveria ka qenë e mjaftueshme”.

“Vërtetë kemi mungesë, kemi ndenjur për dy muaj mbyllur dhe nuk e dimë edhe njerëzit ku janë ku kanë shkuar”.

Pikërisht hapja e lokaleve, ditë më parë, përplasi Ministritë e Ekonomisë dhe atë të Shëndetësisë. Takimi i djeshëm, në të cilin morën pjesë vetë hotelierët, përfundoi pa marrëveshje.

Informacionet e para që morëm disa ditë më parë ishin se kafenetë do të fillojnë të pranojnë klientë nga e hëna, 11 maj. Ky propozim është akoma në tavolinë, por s’ka mosmarrëveshje midis përfaqësuesve të kafeneve dhe restoranteve dhe Ministrisë së Ekonomisë nga njëra anë, dhe Ministrisë së Shëndetësisë nga ana tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat