Arifi: Tre grupime të reja të të sëmurëve në rajonin e Tetovës

Tetova

Arifi: Tre grupime të reja të të sëmurëve në rajonin e Tetovës

Më: 11 maj 2020 Në ora: 19:47
Teuta Arifi

Pas takimit të 11-të të Shtabit Komunal të Krizës në Tetovë, kryetarja Teuta Arifi theksoi se janë tre grupime të reja që janë të lidhura me vendet e mëparshme të përqendrimit të pacientëve me Kovid-19. Ajo nuk i specifikoi vendet, por i kumtoi numrat nëpër komuna.

“Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve është 116, ndërsa shtatë vetëm sot. Nga numri i përgjithshëm janë shëruar 50 persona, ndërsa 10 vdiqën. Në Komunën e Tetovës janë 50 të sëmurë, prej të cilëve dy të vdekur, Bogovinë 40 (pesë të vdekur), në Komunën e Tearcës gjashtë persona, komunën e Bërvenicës 10 persona (një i vdekur), komunën e Jegunovcit katër persona dhe Zhelinë gjashtë të infektuar (dy persona të vdekur). Ne kemi identifikuar tre grupime të reja, tre adresa të reja nëse mund të them kështu. Rastet e tjera janë pjesë familjare, miqësore, kolegjiale, të lidhura me grupet e vjetra”, potencoi Arifi.

Ajo thotë se megjithëse ka tendencë të rënies së numrit të të sëmurëve në të gjithë vendin, ende nuk do të ketë tërheqje të masës që ndalon transportin publik me furgonë dhe autobusë drejt qytetit. Nga ana tjetër, nuk ka përgjigje nga komuna nëse sanksionohen ata që janë transportues pa licenca dhe që nuk e kanë ndalur transportimin e njerëzve.

“Ne jemi të vetëdijshëm për vështirësinë për qytetarët dhe problemin për të gjithë ne, por dua të theksoj faktin se kjo masë mund të hiqet vetëm me kërkesë të Komisionit për sëmundje infektive. Derisa nuk krijohen kushtet, nuk
do të propozohet të ketë liberalizim të masës. Ne si Shtab Komunal jemi për liberalizim, por qytetarët duhet të jenë më të rreptë ndaj vetvetes në mënyrë që të kemi ulje të numrit të të infektuarve”, tha Arifi.

Kryetarja e Komunës së Tetovës tha se analizat treguan se komunikimi i papërshtatshëm pa distancë sociale është shkaku më i zakonshëm për raste të reja të të infektuarve

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat