Komuna e Tetovës kërkoi nga Qeveria që ta heqë ndalesën për transport të organizuar me autobusë dhe furgonë

Tetova

Komuna e Tetovës kërkoi nga Qeveria që ta heqë ndalesën për transport të organizuar me autobusë dhe furgonë

Më: 13 maj 2020 Në ora: 16:39
Komuna e Tetovës

Shtabi i Krizës në Tetovë kërkoi nga Qeveria të shfuqizohet ndalesa për organizim të transportit publik me autobusë apo kombi që lëvizin në territorin e Komunës së Tetovës dhe komunave përreth. Kjo ndalesë u vendos më 21 prill.

“Sipas vendimit të Qeverisë dhe tendencës për liberalizim të masave restriktive në vend, kërkuan heqjen e ndalesës për transport të organizuar me autobusë dhe furgonë që lëvizin në territorin e Komunës së Tetovës dhe komunat rurale”, njoftojnë nga komuna.

Shtabi i Krizës i bëri të ditur edhe numrat e të infektuarve me Covid-19. Sipas këtyre të dhënave, Tetova ka 52 të infektuar prej të cilëve dy të vdekur, Bogovina 41 prej të cilëve gjashtë të vdekur, Tearca 7, Bërvenica 10 dhe një i vdekur, Jegunovca me 4 raste dhe Zhelina me gjashtë të infektuar dhe dy të vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat