Arifi: Në ditët e fundit është rritur numri i të infektuarve në Tetovë - Bota Sot
Arifi: Në ditët e fundit është rritur numri i të infektuarve në Tetovë

Tetova

Arifi: Në ditët e fundit është rritur numri i të infektuarve në Tetovë

Më: 18 maj 2020 Në ora: 14:51
Shtabi i Krizës Komunale të Tetovës

Shtabi i Krizës Komunale të Tetovës njofton se ata kanë marrë informacione nga institucionet shëndetësore se numri i madh i personave të infektuar rishtas janë persona që nuk kanë dalë nga shtëpitë e tyre, por janë infektuar me Covid-19 nga mysafirë që kanë ardhur tek ta.

“Fatkeqësisht, numrat në ditët e fundit tregojnë një rritje të vazhdueshme të numrit të të infektuarve me COVID-19 në komunën e Tetovës dhe zonën përreth. Kjo kryesisht i referohet mosrespektimit të masave mbrojtëse, domethënë mospërdorimi i maskave ​​mbrojtëse dhe mbajtjes së distancës fizike. Kemi edhe raste të personave që nuk kanë dalë nga shtëpitë e tyre, por janë infektuar me Covid-19, që do të thotë se virusi u është sjellë atyre duke u vizituar në shtëpitë e tyre nga familjarët dhe miqtë. Prandaj, bëjmë apel që të zvogëlohet numri i vizitave të panevojshme dhe grupimeve më të mëdha në shtëpi dhe dhoma të mbyllura”, tha kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Deri më tani, katër raste të reja janë regjistruar në Tetovë dhe komunat përreth me Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të diagnostikuarve në 147.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat