Disa lagje të Tetovës janë vatër e infeksionit me Covid-19

Tetova

Disa lagje të Tetovës janë vatër e infeksionit me Covid-19

Më: 22 maj 2020 Në ora: 17:33
Tetovë

Tetova e cila ditëve të fundit udhëheq me rastet aktive të të infektuarve me virusin korona, ka 25 klasterë. Burimet e infeksioni janë të përqendruar kryesisht në qytet, në pesë apo gjashtë lagje të cilat nuk bëhen publike nga asnjë institucion, por që dezinfektohen më së shpeshti, thonë nga Njësiti i Zjarrfikësve, që është i angazhuar për pastrimin e lagjeve.

“Në vende të detektuara ku ka paraqitje të pandemisë apo virusit korona, shkojmë në ato lagje por edhe banorët na thirrin dhe ne e kryejmë edhe atë punë, bëjmë dezinfektimin e atyre rrugëve dhe rrugicave”, tha Uka Aliti, Komandant i NJTKZ-Tetovë.

Afërsisht sa janë ato vende që dezinfektoni?

“Po mund t`iu them se më së shpeshti dezinfektojmë katër pesë rrugë në qytetin e Tetovës pra më së shpeshti bëhet dezinfektimi i tyre por edhe objekteve të tyre në brendi e bëjmë dezinfektimin”, u shpreh Uka Aliti, Komandant i NJTKZ-Tetovë.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik komuna me më shumë raste dhe viktima është Bogovina, me 47 të prekur dhe 6 viktima nga COVID 19, e dyta është Bërvenica, pastaj Tearca, Zhelina dhe Jegunoci.

Instituti i Shëndetit Publik

“Komuna e Bogovinës, 47 të infektuar – 6 viktima
Komuna e Bërvenicës, 13 të infektuar – 1 viktimë
Komuna e Tearcës, 12 të infektuar
Komuna e Zhelinës 6 të infektuar – 2 viktima
Komuna e Jegunocit 4 të infektuar”

Si burime më të mëdha të infeksionet llogariten grumbullimet e më shumë qytetarëve në një vend pa respektuar masën e ruajtjes së distancës dhe mbajtjes së maskës. Turma më të mëdha vërehen përpara postave, bankave, tregjeve e marketeve

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat