Tetovë-Gostivar, masat nuk u respektuan në oborret e xhamive - Bota Sot
Tetovë-Gostivar, masat nuk u respektuan në oborret e xhamive

Tetova

Tetovë-Gostivar, masat nuk u respektuan në oborret e xhamive

Më: 24 maj 2020 Në ora: 15:16
Tetova

Çdo besimtar në hyrje të xhamisë së larme në Tetovë u dezinfektua, ndërsa këshilli i xhamisë u kujdes edhe për maska për ata persona të cilët nuk bartnin me vete. Brenda xhamisë gjatë namazit të Bajramit që nuk zgjati më shumë se 15 minuta u respektuan masat, ndërsa në oborrin e xhamisë nuk ruajt distanca e disa nuk përdornin as maskat.

 Kemi pasur mundësi që ata të cilët nuk patën maska kanë pasur mundësi të marrin këtu në xhami dhe që ti plotësojmë të gjithë këtu tek ne është traditë të shkojnë të vizitojnë varrezat por ne u apeluam që mos të shkojnë për këtë vit, gjithashtu për vizitat familjare duhet të kenë kujdes dhe ti respektojnë rregullat, ne gjithë duhet ti respektojmë rregullat të kemi distancë që të mbrohemi. Duhet të mbrohemi tu përmbahemi udhëzimeve dhe rregullave të ekspertëve dhe institucioneve që ta ruajmë dhe mbrojmë vet veten, familjen dhe të tjerët- deklaroi Abylbaki Kasami, Imam i Xhamisë së Larme.

Situatë e ngjashme ishte edhe në xhamitë e Gostivarit. Brenda xhamive respektohej distanca dhe mbajtja e maskave, por jo edhe në oborret e xhamisë. Falja e namazit të Bajramit nuk u mbajt në xhaminë e Porojit dhe të Gllogjës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat