Ende po bëhen vlerësimi nëse duhet të hiqet transporti publik në rajonin e Tetovës - Bota Sot
Ende po bëhen vlerësimi nëse duhet të hiqet transporti publik në rajonin e Tetovës

Tetova

Ende po bëhen vlerësimi nëse duhet të hiqet transporti publik në rajonin e Tetovës

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 14:28
Tetova

Komisioni për Sëmundje Infektive ende po vlerësohen nëse duhet të hiqet ndalesa e transportit publik në rajonin e Tetovës. Kështu tha sot koordinatori kryesor i shtabeve të krizës dhe zëvendëskryeministri, Bujar Osmani.

Sipas tij, vendimi pozitiv mund të ketë për disa ditë dhe nëse eventualisht, njerëzit duhet të mbajnë mbrojtje shëndetësore.

“Kishte kërkesë nga Shtabi i Krizës në Tetovë për hapjen e transportit publik. Këtë kërkesë e përcolla unë si koordinator në Shtabin Kryesor të Krizës. Komisioni për Sëmundje Infektive konstatoi se duhet edhe disa ditë të shohë trendin e numrave në Tetovë, dhe më pas do të merr vendimin. Do të presim edhe disa ditë se si është trendi dhe besoj se komisioni do të sjell masën për lehtësimin e transportit”, tha Osmani.

Edhe në rast se ka transport publik, Osmani potencoi se personat duhet të respektojnë masat për mbrojtje personale.

“S’ka masë më të fuqishme se vetëdija. Asnjë politikan nuk duhet të kundërshtojë vendimet e komisionit. Ata janë ekspertë, ata e dinë më mirë si parandalohet sëmundje”, tha Osmani.

Ai poashtu tha se asnjë polic nuk mund të hyjë në shtëpi të kontrollojë nëse mblidhen njerëz apo vendosen maska dhe se masat janë të domosdoshme për të gjithë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat