Makina përfshihet nga zjarri në rrugën Tetovë-Shkup, nuk ka të lënduar

Tetova

Makina përfshihet nga zjarri në rrugën Tetovë-Shkup, nuk ka të lënduar

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 13:00
Makina përfshihet nga zjarri

Nuk ka të lënduar në zjarrin që ka shpërthyer sot në mëngjes rreth orës 9 në një automjet në lëvizje në rrugën e vjetër Tetovë-Shkup.

“Sot në mëngjes në orën 8 e 55 minuta në SPB Tetovë është denoncuar se në rrugën e vjetër Tetovë-Shkup një automjet në lëvizje i tipit ‘mercedes’ është përfshirë nga zjarri.

Automjeti është në pronë të një firme nga Tetova , ndërsa nga zjarri për fat të mirë nuk ka të lënduar. Është dëmtuar pjesa e përparme e automjetit”, informoi policia e Tetovës.

Për shuarjen e zjarrit kanë intervenuar edhe pjesëtarë të njësisë territoriale zjarrfikëse të cilët për shkurt kohë e kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat