QSHP Tetovë: Nëntë raste të reja me Covid-19 - Bota Sot
QSHP Tetovë: Nëntë raste të reja me Covid-19

Tetova

QSHP Tetovë: Nëntë raste të reja me Covid-19

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 12:09
Naim Skenderi

Qendra për Shëndet Publik (QSHP) në Tetovë informon se janë regjistruar nëntë raste të reja me Covid-19 në Tetovë.

Prej tyre, gjashtë janë në Komunën e Tetovës dhe tre në Komunën e Zhelinës.

“Komuna e Zhelinës kishte pak raste, por rezultatet e reja tregojnë klaster të ri. Tre raste të reja, që janë infektuar pas kontaktit me tashmë të infektuar. Të gjithë janë të izoluar dhe kontaktet e tyre do të kërkohen dhe merren në pyetje, ndërsa rezultatet do të dihen gjatë ditëve të ardhshme”, tha Naim Skenderi, nga Qendra për Shëndet Publik në Tetovë.

Ai tha se rastet e reja nuk paraqesin vatër të re.

“Shumica janë infektuar për shkak të kontaktit me tashmë të infektuarit. Ndoshta është lajm i mirë, pasi kemi klastere të njohur prej ku vijnë rastet e reja me Covid-19. Për shembull kemi një foshnje 4 muajshe dhe një fëmijë 4 vjeçar, që janë infektuar nga prindërit e tyre. Këto janë raste të para dy ditëve. Të gjithë janë shembuj asimptomatik”, tha Skenderi.

Ai potencoi se situata në Komunën e Tearcës po stabilizohet, e cila vlerësohej si vatër e madhe.

Qendra për Shëndet Publik (QSHP) në Tetovë informon se janë regjistruar nëntë raste të reja me Covid-19 në Tetovë.

Prej tyre, gjashtë janë në Komunën e Tetovës dhe tre në Komunën e Zhelinës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Komuna e Zhelinës kishte pak raste, por rezultatet e reja tregojnë klaster të ri. Tre raste të reja, që janë infektuar pas kontaktit me tashmë të infektuar. Të gjithë janë të izoluar dhe kontaktet e tyre do të kërkohen dhe merren në pyetje, ndërsa rezultatet do të dihen gjatë ditëve të ardhshme”, tha Naim Skenderi, nga Qendra për Shëndet Publik në Tetovë.

Ai tha se rastet e reja nuk paraqesin vatër të re.

“Shumica janë infektuar për shkak të kontaktit me tashmë të infektuarit. Ndoshta është lajm i mirë, pasi kemi klastere të njohur prej ku vijnë rastet e reja me Covid-19. Për shembull kemi një foshnje 4 muajshe dhe një fëmijë 4 vjeçar, që janë infektuar nga prindërit e tyre. Këto janë raste të para dy ditëve. Të gjithë janë shembuj asimptomatik”, tha Skenderi.

Ai potencoi se situata në Komunën e Tearcës po stabilizohet, e cila vlerësohej si vatër e madhe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat