Tetovari gëlltit marihuanë që të mos kapet nga policia

Tetova

Tetovari gëlltit marihuanë që të mos kapet nga policia

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 13:59
Foto Ilustrim

Policia e Tetovës njoftoi se dje në ora 20:20 në rrugën “107” në Tetovë, policët arrestuan një banor të Sedllarces, sepse gjatë kontrollit tek ai u gjetën lëndë narkotike. Para se të arrestohej, sipas policisë personi kishte gëlltitur një qese marihuanë.

Dy orë më vonë, në rajonin e Tetovës u arrestuan edhe dy persona të tjerë për shkak se tek ata u gjet kokainë dhe heroinë.

“Në orën 22:40 , në një objekt hotelerik në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, policia nga SPB-Tetovë ka arrestuar M.T. (46) nga Tetova dhe I.M.(38) nga Kumanova, tek të cilët është gjetur heroinë, ndërsa brenda objektit janë gjetur mbetje të kokainës”, njoftojnë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat