Kovid-19, situatë alarmante në fshatin Tearcë të Tetovës - Bota Sot
Kovid-19, situatë alarmante në fshatin Tearcë të Tetovës

Tetova

Kovid-19, situatë alarmante në fshatin Tearcë të Tetovës

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 14:00
Foto Ilustrim

Po rëndohet gjithnjë e më shumë situata me virusin korona në Komunën e Tearcës. Rastet e fundit e kanë çuar në 51 numrin e të prekurve, ndërsa dy persona kanë ndërruar jetë. Mbi 50 për qind e të infektuarve janë vetëm në fshatin Tearcë. Shtabi i krizës ka njoftuar nisjen e fushatës për vetëdijesimin e banorëve.

Në kuadër të aktiviteteve të shtabit, fillojmë një kampanjë të re për vetëdijesimin e qytetarëve andaj filluam me mjekët amë të cilët janë drejtë për drejtë të lidhur me qytetarët, në mënyrë që ata të kontribuojnë tek qytetarët për vetëdijesim për respektim të masave mbrojtëse – deklaroi Salajdin Zeqiri, Kryetar i shtabit të krizës komuna e Tearcës.

Numri i lartë i të infektuarve mbetet edhe në Komunën e Bogovinës.

“Këtu, deri në këto momente ka të infektuar 65 persona, shtatë nga të cilët, kanë nderuar jetë”.

Por edhe përkundër shifrave të larta, banorët, sidomos një pjesë e madhe të rinjve nuk mbajnë maska dhe nuk ruajnë as distancën.
“Po nuk mbaj maskë se duhet të kesh ta blejsh atë. Le të na ndihmojnë disi s`është problem do i blejmë edhe ne dhe do i mbajmë maskat”.

“Çdo ditë duhet të nxjerrësh para prej xhepi që ta blesh, shumë problem e kemi se nuk fitohet tash me financat kemi problem”.

Në rajonin e Pollogut dhe komunave për rreth, gjithsej janë 441 të infektuar me virusin korona, ndërsa kanë ndërruar jetë 28 persona. Gjatë 24 orëve të fundit, është shtuar edhe numri i personave në izolim, edhe atë 4 persona në Tetovë dhe 38 në Gostivar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat