Në Tetovë objektet hotelerike punojnë edhe pas mesnate - Bota Sot
Në Tetovë objektet hotelerike punojnë edhe pas mesnate

Tetova

Në Tetovë objektet hotelerike punojnë edhe pas mesnate

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 13:34
Inspektorati Tetovë

Policia e Tetovës dhe Inspektorati Shtetëror i Tregut, mbrëmë dhjetë minuta pas mesnatës, gjatë kontrollit në rrugën “29 Nëntori”, zbuluan se po funksiononte objekt hotelerik, megjithëse sipas rregulloreve gjatë epidemisë, lokalet mund të punojnë vetëm deri në orën 22:00.

Në bashkëpunim dhe koordinim me Inspektoratin, kontrollet u kryen në 11 objekte hotelerike.

“Zyrtarët policorë e privuan nga liria 59 vjeçarin A.I nga Tetova, objekt i të cilit në rrugën ’29 Nëntori’ në Tetovë ka qenë i hapur dhe punuar ku dhe qëndronin mysafirë. Pas sqarimit të plotë dhe dokumentacionit të rastit kundër A.I do të ketë parashtresë për ‘mosrespektimin e rregulloreve shëndetësore gjatë kohës së epidemisë’”, theksoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifoski.

Njëkohësisht, policia e Tetovës vazhdon të gjobitë njerëzit që nuk respektojnë masat për parandalimin e coronavirusit.

“Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme të Tetovës për periudhën (16/17.06), për mos bartje të maskës ​​mbrojtëse, 57 persona u gjobitën për shkelje të urdhrit, sipas nenit 6 të Dekretit përkatës të Qeverisë”, tha Josifoski.

Për 73 persona janë përgatitur vendime të reja për izolim nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, ndërsa janë kontrolluar 615 persona me vendime të tilla. Në 24 orët e kaluara, gjithsej 10 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim, ndërsa janë kontrolluar 130 persona me deklarata të nënshkruara për vetizolim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat