Në Tetovë u hap sportel ku qytetarët mund të marrin më shumë shërbime administrative

Tetova

Në Tetovë u hap sportel ku qytetarët mund të marrin më shumë shërbime administrative

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 14:14
Foto Ilustrim

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski sot e promovoi qendrën “Shërbimet në një vend” në qytetin e Tetovës.

Siç theksoi Mançevski bëhet fjalë për transformim të ish-klubit të internetit në një funksion të ri për të gjithë qytetarët.

“Kjo hapësirë është vendi ku qytetarët mund të marrin informacione për të gjithë shërbimet elektronike, që janë në portalin uslugi.gov..mk.”. theksoi Mançevski.

Në portalin për momentin janë 136 shërbime elektronike, ndërsa ky numër vazhdimisht do të rritet.

Koncepti “Shërbimet në një vend” tashmë vetëm se funksionojnë në Shkup, ndërsa procesi ka filluar edhe në Ohër dhe Kumanovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat