Përmbyset traktori, humb jetën 53-vjeçari nga Tetova

Tetova

Përmbyset traktori, humb jetën 53-vjeçari nga Tetova

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 12:56
Foto Ilustrim

Një 53-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me traktor në rajonin e Tetovës.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur dje pasdite në rrugën lokale në fshati Jelloshnik- Gllogji, kur traktori i tipit “IMT 539” me rimorkio të mbushur me dru është rrokullisur, ku si pasojë jetën ka humbur drejtuesi i mjetit, 53-vjeçari L.S. nga fshati Gllogji.

Ekipi i SPB-Tetovë dhe Prokuroria kanë kryer hetimet në vendngjarje pas çka, trupi i të ndjerit i është dorëzuar familjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat