Zendeli: Shumë restorante rrezikojnë mbylljen, shkaku i masave të pandemisë

Tetova

Zendeli: Shumë restorante rrezikojnë mbylljen, shkaku i masave të pandemisë

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 13:49
Restorantet në Tetovë

Që prej katër muajsh, më shumë se 60 restorante të dasmave në Tetovë dhe rrethinë janë të mbyllur. Ndërkohë për këta dy muaj, me ardhjen e mërgimtarëve janë të rezervuara mbi 1000 dasma, me ç`rast, gjysma e tyre, tanimë janë anuluar”, thotë Qëndrim Zendeli, pronar restoranti në Tetovë.

Pronarët e restoranteve thonë se humbjet janë shumë të mëdha dhe kërkojnë nga Qeveria që, sa më shpejtë të miratoj protokollin e punës dhe të lejohet funksionimi i restoranteve të dasmave.

Në Shqipëri temperaturat përvëluese, por shikoni breshërin që ka prekur Maliqin

“Neve na ka dëmtuar goxha, sepse gati katër muaj jemi mbyllur. Kemi punëtor kemi tatime fikse që paguajmë pra shteti duhet të mendoj pak edhe për neve. Nëse janë hapur kufijtë dhe gjërat e tjera, përse vazhdojmë të penalizohemi vetëm ne sallat e dasmave”- thotë Qëndrim Zendeli, pronar restoranti.

Ekonomistët thonë se, humbjet në Pollog nga mos realizimi i dasmave janë disa qindra miliona euro.

“Pollogu ka ndikim të madh nga diaspora dhe ahengjet private që bëjnë atje gurbetçarët tanë shkaku i lidhjeve familjare që kanë. Edhe sektori i ndërtimtarisë është shumë i rëndësishëm sepse, përveç dasmave, bëjnë edhe rinovime të shtëpive ku llogariten edhe aty afër 300-400 milion, pra nga mos ardhja e diasporës ne humbim afër 1 miliardë euro”- pohoi Visar Ademi, ekonomist.

Situatë e ngjashme është edhe në qytetin e Gostivarit. Dasmat anulohen me të madhe, ndërsa obligimi për kthimin e kapareve, bën që shumica e restoranteve të bankrotojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat