Tetovë, shënon rritje numri i të infektuarve me koronavirus

Tetova

Tetovë, shënon rritje numri i të infektuarve me koronavirus

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 15:32
Tetova

Dy vatra të reja me virus korona në Komunën e Tetovës konfirmohen nga Qendra për Shëndet Publik. Në këtë komuna vazhdon të ketë rritje të rasteve të reja. Bashkë me komunat përreth, në Tetovë, në 24 orët e fundit janë regjistruar 13 raste të reja, 7 prej të cilëve në Komunën e Tetovës, 3 në Jegunovcë dhe 3 në Bërvenicë.

E shihni se numri vazhdimisht rritet. Ka transmision të gjerë të shpërndarjes së sëmundjes. Apeloj tek qytetarët e komunës së Tetovës t’i respektojnë masat, të mos ketë grupim të popullatës, të mbahet distancë dhe të mbahen maska mbrojtëse.”-tha Zorica Zafirovksa, infektologe QSHP-Tetovë.

Nga Qendra klinike e Tetovës, thonë se kanë të hospitalizuar 11 pacientë me test pozitiv për Covid19, 4 pacientë të cilët kanë dalë negativ dhe 1 pacient i dyshimtë. Infektologu Halil Ismaili thotë se spitali ka kapacitete të mjaftueshme për ballafaqim me pandeminë.

Për momentin ne kemi 70 shtretër. As 30 – 40% të atij kapaciteti nuk e kemi shfrytëzuar deri më tani. Nuk ka pasur nevojë, por nëse ka nevojë ne atë kapacitet kemi mundësi ta rrisim edhe më shumë”-pohoi Halil Ismaili, infektolog.

“Përderisa institucionet shëndetësore vazhdimisht bëjnë apel që në maksimum të respektohen masat për mbrojtje nga Korona Virusi, kemi qytetarë të cilët ende nuk besojnë se ai ekziston, por ka edhe të tillë që i respektojnë këto masa.”

“Duhet t’i respektojmë. Gjithë popullata duhet t’i respektojë, t’i vënë maskat, të gjitha masat që na thotë shteti t’i respektojmë.”

A duhet të mbash maskë? “Po!”

Pse nuk e mban? “Nuk i besoj!”

“Njerëzit nuk janë vetë të kujdesshëm. Duhet të kujdesen.”

“Qytetarët sa që e shoh unë askush nuk mban maska. Duhet të vetëmbrohen. Jo ta vendosin në mjekër ose në kokë.”

Sipas të dhënave më të fundit, në Komunën e Tetovës dhe rrethinë, për momentin në mjekim shtëpiak janë 356 pacientë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat