Dënohen 68 persona për mosmbajtje të maskës në Pollog, kontrollohen të izoluarit

Tetova

Dënohen 68 persona për mosmbajtje të maskës në Pollog, kontrollohen të izoluarit

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 14:48
Foto Ilustrim

Siç njoftojnë nga SPB – Tetovë, gjatë 24 orëve të fundit, në periudhën (07/08 korrik), për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, policia ka dënuar 28 persona në Tetovë dhe 44 në Gostivar për mosmbajtje të maskës.

Ndaj tyre është përgatitur feltëpagesa për kundërvajtje për “,,mosveprim sipas rregullave gjatë periudhës së epidemisë”, në bazë të nenit 6 nga Dekreti i posaçëm i qeverisë, gjegjësisht për mosmbajtje të maskave mbrojtëse,.

Gjatë kësaj periudhe nga inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësorë janë përgatitur vendime për izolim për 54-persona. Në Tetovë 36 dhe 18 në Gostivar, dhe janë kontrolluar 930 persona me vendime të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat