Tetova në vendin e dytë për nga numri i të infektuarve me Covid-19 pas Shkupit

Tetova

Tetova në vendin e dytë për nga numri i të infektuarve me Covid-19 pas Shkupit

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 16:22
Foto Ilustrim

Sipas raportit të sotëm të Ministrisë së Shëndetësisë, menjëherë pas Shkupit, me më së shtumi të infektuar me coronavirus është Tetova me 26 raste.

Numri i rasteve aktive në Shkup arriti në 1.928, ndërsa në Tetova ka 351 raste aktive.

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftuan se gjithsej 407 pacientë janë hospitaliuzuar në klinikat infektive në vend. Në Klinikën Infektive gjatë 24 orëve janë pranuar 9 pacientë ndërsa 92 ka gjithsej.

Në spitalin në Kozle ka 20 pacientë të moshuar me coronavirus, dy fëmijë dhe tre të dyshuar.

Në spitalin ‘8 shtatori’ janë pranuar 16 persona, ndërsa numri i përgjithshëm arrin deri në 94 pacientë. Poashtu në spitalin e Manastirit.

Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Gostivar, Veles, Kumanovë, Prilep dhe Strumicë gjithsej ka 110 pacientë me coronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat