Tetovë, për 6 muaj regjistrohen 235 shkelje të rendit dhe qetësisë

Tetova

Tetovë, për 6 muaj regjistrohen 235 shkelje të rendit dhe qetësisë

Më: 22 korrik 2020 Në ora: 13:46
Foto Ilustrim

Në gjysmën e parë të vitit 2020, në territorin e SPB-Tetovë janë regjistruar gjithsej 235 shkelje të rendit dhe qetësisë publike përkatësisht shumica e tyre janë zbardhur plotësisht dhe janë rrumbullaksuar me 209 kërkesa për fillimin e procedurës për kundërvajtje. Në këto shkelje kanë qenë të përfshirë në mënyrë direkte 284 persona.

“Shumica e kundërvajtjeve (88) kanë qenë sulme fizike, ku janë regjistruar 21 përleshje, 17 ofendime dhe fyerje të zyrtarëve të autorizuar policorë, 16 sharje, bërtitje, sjellje të pahijshme dhe kështu me radhë. Përveç kësaj, në periudhën fjalë, gjithashtu janë regjistruar 9 shkelje brenda dhe rreth shkollave fillore dhe të mesme në rajonin e Pollogut”, njofton zëdhënësi i SPB-Tetovë, Fatmir Rexhepi.

Prishjet e rendit dhe qetësisë në këtë periudhë më së shpeshti kanë ndodhur në rrugë (129) ose në objekte hotelerike (20), ndërsa 57 të tjera kanë ndodhur nëpër vende të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat