SPB Tetovë: Urdhra për kundërvajtje për 57 persona për mosmbajtje të maskave - Bota Sot
SPB Tetovë: Urdhra për kundërvajtje për 57 persona për mosmbajtje të maskave

Tetova

SPB Tetovë: Urdhra për kundërvajtje për 57 persona për mosmbajtje të maskave

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 14:43
SPB-Tetovë

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë informon se gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të tyre, për periudhën (03.08./04.08) për mos mbajtje të maskave mbrojtës, gjithsej për 57 persona (TE-40 dhe GV-17) janë përgatitur urdhra për kundërvajtje, sipas nenit 6 të Dekretit përkatës të qeverisë.

Gjatë kësaj periudhe, nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor janë përgaditur vendime të reja për izolim për 19 persona nga Gostivari, kurse janë kryer kontrolle ndaj 633 persona (TE-301 dhe GV- 332) personave, me vendime të tilla dhe nuk janë konstatuar parregullsi në respektimin e vendimeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat