Arrestohet një person për djegien e veturave të EVN-së në Tetovë

Tetova

Arrestohet një person për djegien e veturave të EVN-së në Tetovë

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 12:09
Ilustrim

Në lagjen “Potok” dhe në lagjen Bllok 70 janë djegur dy vetura të EVN-së.

Veturat tashmë ishin larguar nga vendi i ngjarjes kurse nga Njësiti për intervenim gjatë zjarreve thanë se kanë pasur shumë paraqitje nga qytetarët për djegien e veturave në këto dy lagje. EVN është kompani që sjell energjinë elektrike nga furnizuesit shtetëror ELEM dhe MEPSO.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnate. Uka Aliti, zjarrfikës nga Tetova, tha para gazetarëve se veturat ishin dëmtuar plotësisht.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se kanë arrestuar një person nga Tetova. I njejti është mbajtur për bisedë informative.

Djegien e veturave të EVN-së e ka dënuar edhe anëtari i këshillit organizativ për organizimin e protestave kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, Arianit Xhaferi, i cili ka thënë se ky akt nuk i ndihmon paqes dhe protestave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat