​Tetovë, kapen emigrantë nga territoret palestineze

Tetova

​Tetovë, kapen emigrantë nga territoret palestineze

Më: 27 gusht 2020 Në ora: 14:06
Ilustrim

Mëngjesin e sotëm rreth orës 05:00 në zonën e fshatin Staro- Sellë të Tetovës, zyrtarët e policisë kufitare gjatë aktiviteteve të rregullta kanë zbuluar dy emigrantë nga territoret palestineze që kanë lëvizur në këtë rajon. Dy persona janë ndaluar për procedime të mëtejme.

“Duke kryer aktivitete të rregullta, zyrtarët e policisë nga stacioni për mbikëqyrje kufitare Rogaçevë gjetën dhe ndaluan dy persona, sipas tyre nga territoret palestineze të cilët nuk kishin asnjë dokument identifikimi. Të dy personat u sollën dhe u mbajtën në stacionin policor në Tetovë për procedura të mëtejme”, informojnë nga SPB Tetovë.

Më 13 gusht, 10 emigrantë nga Iraku, Pakistani dhe Bangladeshi u gjetën në rimorkio të kamionit në një terminal doganor në Tetovë. Shoferi dhe emigrantët, nga 15 deri në 49-vjeç u arrestuan për procedurë përkatëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat