Arrestohen pesë persona në Tetovë

Tetova

Arrestohen pesë persona në Tetovë

Më: 4 shtator 2020 Në ora: 14:48
Foto Ilustrim

Policët dje i kanë arrestuar pesë persona në Tetovë prej të cilëve katër janë banorë të vendeve të tjera për shkak të vjedhjes, agresivitetit ndaj policëve dhe drogës së zbuluar,.

“Rreth orës 11 e 35 minuta, në udhëkryqin në rrugët “Vidoja Smilevski – Bato” dhe “Ilindenska” në Tetovë, nëpunësit policorë në SPB Tetovë i kanë privuar nga liria qytetaren 27-vjeçare nga Gostivari M.I. dhe shkupjanin 45 vjeçar D.G. për shkak të dyshimit se më 29 gusht rreth orës 18 e 50 minuta kanë kryer plaçkitje në një farmaci në rrugën “Vidoja Smilevski – Bato” në Tetovë. Të dy janë ndaluar në Stacionin policor në Tetovë, rasti tërësisht është dokumentuar dhe kundër tyre do të pasojë parashtresë përkatëse, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski,

Për shkak të sulmit ndaj një polici dje pasdite është arrestuar një 44 vjeçar nga Tetova.

“Rreth orës 15 e 20 minuta në rrugën “146” në Tetovë, nëpunësit policorë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria tetovarin 44-vjeçar G.I. i cili ka pasur sjellje agresive derisa po i ndërmerrnin veprimet zyrtare dhe më pas fizikisht e ka sulmuar njërin nga policët. G.I. është ndaluar në Stacionin Policor në Tetovë dhe pas zbardhjes së plotë të rastit kundër tij do të pasojë parashtresë”, informoi Josifovski.

Natën rreth orës 21 e 45 minuta në Sellarcë të Epërme të Tetovës, policët e SPB Tetovë nga liria e kanë privuar S.F. (32) nga Bellovishti i Gostivarit dhe A.U. (32) nga Shkupi. Gjatë kontrollit të tyre është gjetur materie pluhuri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat