Tetovë: Nxënësit e shkollave të mesme nesër vazhdojnë me protestat ndaj mësimit online

Tetova

Tetovë: Nxënësit e shkollave të mesme nesër vazhdojnë me protestat ndaj mësimit online

Më: 6 tetor 2020 Në ora: 14:35
Foto

Nxënësit e shkollave të mesme në Komunën e Tetovës, nesër (e mërkurë) do të vazhdojnë me protestat kundër mësimit online.

Ata thonë se nuk janë tërhequr nga bojkoti i mësimit në distancë dhe se kërkesa e tyre e vetme është që mësimi të zhvillohet me prezencë fizike.

Ndërsa Ministria e Arsimit dhe Shkencës ju kanë bërë apel se çdo ditë e humbur e mësimit, është në dëm të tyre.

“Për një javë rreth 80 përqind e nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme me sukses është zhvilluar mësimi online, ndërsa kjo përqindje nga fillimi i vitit shkollor vazhdimisht rritet”, thonë nga MSH.

Ata shtojnë se janë në koordinim me kryetarët e bashkive, qeveritë lokale dhe drejtorët e shkollave dhe po punojnë për të kapërcyer këto sfida.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat