Sërish protesta në Tetovë, kërkohet ulja e çmimit të energjisë elektrike

Tetova

Sërish protesta në Tetovë, kërkohet ulja e çmimit të energjisë elektrike

Më: 9 tetor 2020 Në ora: 15:48
Foto Ilustrim

Është protestuar sërish kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Nën moton “Boll më” protesta në Tetovë filloi në sheshin “Iliria” për të marshuar deri te Monopoli dhe anasjelltas.

Protestuesit bllokuan rrugët në të dyja drejtimet. Ata sërish përsëritën kërkesën drejtuar Qeverisë, që përveç uljen së çmimit të energjisë parasheh edhe uljen e TVSH-së nga 18 në 5 për qind dhe largimin e përbërjes së Komisionit Rregullator të Energjetikës.

Protestuesit sot kritikuan partinë opozitare OBRM-PDUKM për protestat që bën kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, duke u shprehur se, ata janë pjesë e fajit për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Organizatorët e protestave, për dallim nga herët e tjera, sot shprehën optimizëm se Qeveria po punon në drejtim të plotësimit të kërkesave të protestuesve. Megjithatë ata paralajmëruan vazhdim të protestës edhe javën e ardhshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat